Kishte ardhur për pushime në Durrës, identifikohet personi që humbi jetën dje në plazh

82-vjeçari, që u mbyt një ditë më parë në Plazhin në Durrës, është shtetas serb.

Ngjarja fatale ndodhi rreth orës 12:55. Pas verifikimeve të bëra, policia njofton se i ndjeri është shtetasi serb me iniciale N.M. i cili kishte ardhur për pushime në Durrës. 82-vjeçari ka ndërruar jetë në det, për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP