Sipas studimeve ka rezultuar se Covid-19 transmetohet te qentë dhe macet dhe kjo ndodh shpesh. Tamponët u morën nga 310 kafshë shtëpiake në 196 familje ku një pjesëtar i familjes ishte i infektuar nga koronavirusi.
BBC raporton se gjashtë mace dhe shtatë qen rezultuan pozitivë, ndërsa 54 kafshë rezultuan pozitive për antitrupa virusi.
“Nëse keni Covid, duhet të shmangni kontaktin me macen ose qenin tuaj, ashtu si do të vepronit me njerëzit e tjerë”, tha Dr Els Broens, nga Universiteti i Utrechtit.
“Shqetësimi kryesor nuk është shëndeti i kafshëve, por rreziku i mundshëm që kafshët shtëpiake mund të veprojnë si rezervuar i virusit dhe ta rifutin atë në popullatën njerëzore.”
Shumica e kafshëve shtëpiake të infektuara kanë tendencë të jenë asimptomatike ose shfaqin simptoma të lehta të Covid-19.
Studiuesit thonë se rruga më e mundshme e transmetimit të virusit është nga njeriu tek kafsha, sesa e kundërta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!