Tërmeti “shkund” këtë vend shumë pranë Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet 3.1 ballë ka goditur ishullin grek, Kefaloni pasditen e kësaj të shtune.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 4 kilometra në veri – veriperëndim të Valsamatës me një thellësi fokale prej 16 kilometrash.

Një ditë më parë tre tërmete të tjera u regjistruan në Kefaloni me magnitudë 3.9, 4.1 dhe 3.1 ballë.

Siç theksoi profesori i gjeologjisë dhe presidenti i OASP, Efthymis Lekkas, duke folur për mediat vendase, tre lëkundjet e djeshme janë pjesë e aktivitetit normal sizmik për rajonin e Jonit.

“Ne po monitorojmë fenomenin, nuk ngjall shqetësim”, tha Lekkas, duke shtuar se lëkundjet pritet të vazhdojnë në të njëjtin renditje të përmasave.