Category: Lajme

  • Nuk kishte ndodhur më parë! Ja çfarë do të ndodhë sonte në finalen e “Big Brother VIP” – Këto janë surprizat madhështore që produksioni ka rezervuar për finalistët

    Nuk kishte ndodhur më parë! Ja çfarë do të ndodhë sonte në finalen e “Big Brother VIP” – Këto janë surprizat madhështore që produksioni ka rezervuar për finalistët

    Big Brother VIP Albania 4” po i afrohet fundit të tij, ndërsa katër finalistët Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako po shijojnë momentet e fundit në shtëpi. Të shtunën, më 19 prill, do të zhvillohet finalja e madhe, raporton Insajderi.

    Për herë të parë, finalja nuk do të mbahet në një studio të vetme, por në dy ambiente të ndara, duke sjellë një risi në prezantimin e këtij eventi.

    Në mesin e artistëve që do të ngjiten në skenë janë Besa Kokëdhima dhe Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki. Nuk do të mungojë as një performancë speciale nga vetë finalisti Gjesti, i cili pritet të surprizojë publikun.

    Ka kaluar një javë nga ngjarja e bujshme e “Big Brother VIP 4” ku Gjesti u qëllua nga Jozi

    Ka kaluar një javë nga ngjarja e bujshme e “Big Brother VIP 4” ku Gjesti u qëllua nga Jozi. Ky i fundi qëndroi në heshtje fillimisht, por ditën e sotme ka bërë reagimin e parë.

    Jozi ka bërë disa postime në “Instastory”, ku shprehet se është provokuar, por në asnjë moment nuk ka luajtur rolin e viktimës. Njëkohësisht ai kërkon ndjesë për veprimin e kryer dhe shton se ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në atë lojë.

    “Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë! Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

    Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.

    Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperience që do mbetet e paharrueshme në jetën time.

    U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.

    Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejte, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.

    Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë qe ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

    Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.

    Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis”, ka shkruar Jozi në postimet e tij në “Instastory”.

  • Do ngelni pa mend! Amadeus Palace, godina misterioze në kthesën e Rinasit, shihni cfarë thesari fshihet brenda saj

    Do ngelni pa mend! Amadeus Palace, godina misterioze në kthesën e Rinasit, shihni cfarë thesari fshihet brenda saj

    Amadeus Palace, godina që ndodhet në kthesën e Rinasit, në zonën e Kasharit, me pronar Besim Elshanin që prej 14 vitesh po punon për ta shndërruar në Hotelin luksoz.

    Ndiqni videon me tre pjesë të Blendi Fevziut për të parë se si duket brenda.

  • Tro*ditëse! Gruaja i dërgon vezë Pashke të helmuara familjes së re të ish të dashurit, VD*S 7 vjeçari

    Tro*ditëse! Gruaja i dërgon vezë Pashke të helmuara familjes së re të ish të dashurit, VD*S 7 vjeçari

    Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, ku një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike, pas konsumimit të vezëve të Pashkëve që dyshohet se ishin helmuar nga ish-e dashura e partnerit të nënës së tij.

    Jordélia Pereira Barbosa, 35 vjeç, është arrestuar nga autoritetet braziliane nën dyshimin se ka porositur dhe dërguar çokollata të helmuara drejt shtëpisë së Mirian Lirës – partnerja e re e ish-të dashurit të saj – si akt hakmarrjeje dhe xhelozie.

    Sipas hetimeve paraprake, vezët e Pashkëve mbërritën të mërkurën në banesën e Mirian Lirës në qytetin Imperatriz, të shoqëruara me një kartolinë ku shkruhej: “Me dashuri, për Mirian Lirën. Gëzuar Pashkët.” Ato u dorëzuan nga një korrier me motoçikletë.

    Vetëm pak pas konsumimit të çokollatës, djali i Lirës, Luis Fernando Rocha Silva, 7 vjeç, u sëmur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë në orët e para të së enjtes. Nëna 32-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare, Evelyn Fernanda, ndodhen në gjendje kritike, të intubuara në spital.

    Mostrat e çokollatave janë dërguar për analizë mjeko-ligjore për të konfirmuar praninë e helmimit, ndërsa policia lokale është e bindur se Barbosa është autorja e këtij akti kriminal, shkruan “Daily Mail”.

    E dyshuara u ndalua në një autobus që udhëtonte drejt Santa Inês, ku ajo jeton. Ajo ishte fshehur përkohësisht në një hotel në Imperatriz, 200 milje larg shtëpisë së saj. Hetuesit kanë gjetur fatura blerjesh dhe kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ku Barbosa shihet teksa blen vezët e çokollatës në një dyqan, duke mbajtur një parukë të zezë dhe syze të errëta për të fshehur identitetin.

    Në deklaratën e dhënë në stacionin e policisë në Santa Inês, Barbosa pranoi se kishte blerë çokollatat, por mohoi se kishte shtuar ndonjë substancë helmuese. Pavarësisht mohimeve, autoritetet janë të bindura për përfshirjen e saj.

    Ngjarja ka shkaktuar zemërim dhe trishtim të thellë në komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

  • Jozefin Marku shkon në Kosovë, e pabesueshme cfare ben(Foto)

    Jozefin Marku shkon në Kosovë, e pabesueshme cfare ben(Foto)

    Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut.

    Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran. Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale. Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të familjes Jashari në Prekaz.

    Ai mban në kokë një plis të bardhë, i cili është stampuar me shqiponjën dykrenare – një simbol i fortë i identitetit kombëtar shqiptar.

  • TR*NDITÊSE/ 21-vjeçari VR*TE pranë shtëpisë së tij, NË LULE TË RINISË

    TR*NDITÊSE/ 21-vjeçari VR*TE pranë shtëpisë së tij, NË LULE TË RINISË

    Një 21-vjeçar me origjinë egjiptiane është vrarë me thikë gjatë natës në qytetin italian Abbiategrasso, pranë Milanos. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur një banor i zonës, duke u kthyer në shtëpi, pa trupin e pajetë të të riut në një kompleksi banesash publike dhe thirri menjëherë për ndihmë.

    Ai u gjet i plagosur rëndë në rrugën Bruno Fusè dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital. Mjekët që mbërritën në vendngjarje konstatuan plagë të shumta me thikë në gjoks dhe krah, dhe viktima ndodhej pa ndjenja. Ai u transportua menjëherë në spital, ku fatkeqësisht pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. I riu, banor i zonës, jetonte shumë afër vendit ku u gjet i plagosur. Sipas autoriteteve, vendngjarja nuk mbulohet nga kamera sigurie, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit.

    Një tjetër ngjarje e dyshimtë ndodhi rreth 40 minuta pas gjetjes së trupit: një 56-vjeçar denoncoi në polici se ishte sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur në të njëjtën rrugë, të cilët sipas tij, kanë tentuar t’i grabisin makinën. Autoritetet po hetojnë nëse ky episod ka lidhje me vrasjen e të riut. Hetimet vazhdojnë intensivisht, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga dhuna dhe pasiguria në zemër të qytetit

  • LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

    LAJM I TM*RRSHËM PËR DOLLARIN, JA CPO NDODH ME EURON DHE PAUNDIN

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.3 lekë dhe do shitet me 87.8 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.2 lekë dhe do shitet me 106.2 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.4 lekë dhe do shitet me 115.4 lekë.

  • Tragjedi e madhe, VD*SIN 3 persona! Raportohet për 8 të pl*gosur

    Tragjedi e madhe, VD*SIN 3 persona! Raportohet për 8 të pl*gosur

    Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku 3 persona raportohet se kanë humbur jetën.

    Nga aksident i rëndë në në fshatin Trapçindoll janë mbetur të plagosur edhe 8 persona.

    Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa të lënduarit disa janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

    “Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

  • U q*llua ne at*ntat pa asnje faj! Vjen lajmi urgj*nt per 11 vjecarin

    U q*llua ne at*ntat pa asnje faj! Vjen lajmi urgj*nt per 11 vjecarin

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 11-vjeçarin e plagosur nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshmenë Lundër, në zonën e Tiranës.

    Sipas burimeve, mësohet Dior Demiraj është në gjendje stabël dhe do të dërgohet për mjekim dhe shërbim më cilësor jashtë vendit, në qytetin e Romës të Italisë.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku persona të paidentifikuar deri tani kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti Mercedes Benz G Class, ku udhëtonin dy djemtë e familjes Demiraj, shoferi i tyre dhe një bashkëmoshatar.

    Të plagosur kanë mbetur Dior Demiraj, 11 vjeç, po ashtu, nga breshëria e plumbave është plagosur dhe djali tjetër i familjes së madhe Demiraj, Marko Demiraj, shoferi i familjes Arenc Stafa, dhe bashkëmoshatari i adoleshentëve, Kian Mullaj.

    Një ndër pistat që po hetohet është dhe ajo se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër. Megjithatë, ka deklarime se automjeti Mercedes Benz G Class është ndjekur në një distancë të gjatë nga autorët dhe këta të fundit kanë vazhduar të qëllojnë me breshëri përgjatë itinerarit, kur mjetet ishin në lëvizje

  • Jozi tr*dhton Loredanën, dalin pamjet e femrës bukuroshe

    Jozi tr*dhton Loredanën, dalin pamjet e femrës bukuroshe

    Para dy ditësh, ishte hakuar Instagrami me mijëra ndjekës i Jozefin Markut, ndërsa ditën e sotme është rikthyer përsëri në rrjetet sociale me të njëjtën llogari Instagrami.

    Ndryshimi kësaj radhe është se Jozi ka vendosur ta bëjë llogarinë në Instagram private, duke ngjallur shumë kureshtje nga publiku se për çfarë arsye mund ta ketë shtyer drejt këtij veprimi.

    Ndoshta kërkesa e produksionit, presioni nga publiku, apo ndonjë këshillë nga psikologët për të qëndruar sa më indiferent për ngjarjet e fundit.

    Kjo nuk është e gjitha, pasi Jozi ka postuar edhe një foto ku shihet një vajzë misterioze, e shoqëruar me një emoji me zemër të kuqe, duke ngjallur shumë dyshime, ku mund të merret edhe si një mesazh për Loredanën, e cila ka lënë të nënkuptohet se mund të ketë një ri-bashkim me të.

  • Komplet e papritur! Ledioni ben postimin befasues pak para FINALES SË MADHE

    Komplet e papritur! Ledioni ben postimin befasues pak para FINALES SË MADHE

    Ledion Liço është ndër moderatorët më të komentuar në rrjet.

    Ai ka marrë zemrat e publikut dhe pëlqehet nga një numër i madh i ndjekësve.

    Së fundmi ka publikuar një instastory duke ironizuar bisedën me bashkëshorten e tij Sara Hoxha.

    Siç duket ky Big Brother e ka lodhur “kujtesën” e moderatorit.