Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Ditën e djeshme, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari shqiptar, ka ndodhur në Itali.

Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor, në zonën e Fermo.

Sipas ANSA, një tjetër shqiptar, rreth 40-vjeç mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet locale, kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.