Emocione të forta/ Pas urimeve të ëmbla nga të afërmit, Iliri i fshin lotët Gilbertës

Çifti i deklaruar në Për’Puthen +40 tregoi se sa shumë e duan njëri-tjetrin dhe morën urime nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Të gjithë u përfshinë në emocione të forta pas video mesazheve nga të afërmit e të dyve.

Mbesat nipërit, vëllezërit e motrat e Ilirit dhe Gilbertës i uruan çiftit që të plakeshin bashkë.

Mbesa e Ilirit u shpreh se mezi pret që ai të shkojë në Itali bashkë me Gilbertën pasi duan shumë që ta anjohin.

Në një moment Gilberta përlotet dhe Iliri i fshin lotët nga sytë pas emocionit nga urimet e të afërmve duke treguar përkujdesje të madhe ndaj saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP