E trishtë! Po pushonte me familjen, ndahet nga jeta Nëntogeri i Forcave të Armatosura, pjesë e Repartit 1010

Nëntogeri i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Pavlin Rrasa është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur dhe parakohshme, shkruan neësbomb.al.

Pavlin Rrasa ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 27 vjeçare. Ministri Niko Peleshi jep lajmin e trishtë dhe bën me dije se Nëntogeri, pjesë e Repartit Ushtarak 1010, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP