Rriten çmimet në Durrës. Shqiptari i Kosovës: Vjet kam paguar 50 euro dhomën, sivjet 70!

Sa po ka filluar dhe kete vit sezoni i plazhit ne Durres por pushuesit jane shprehur se cmimet jane rritur serisht.

Konkretisht, dhomat në hotele kushtojnë 20 euro më shumë se vitin e kaluar.

“Qendroj në hotel, në të njëjtën dhomë! Vjet e kisha me 50 euro/nata ndërsa sivjet me 70 euro/nata”, tha një pushues nga Kosova.

Në dallim nga vitet e tjera, pastërtia, plugimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare, ka pësuar një ndryshim dhe kjo u ka rënë në sy pushuesve.

“Shumë pastër është këtë vit, vjen makina e plehrave cdo ditë. Sidomos shëtitoren e kanë bërë shumë bukur”, tha një banore e Durrësit.

Pushuesit janë ende të pakët në numër, por fluksi pritet të shtohet në korrik-gusht. Bazuar në të dhënat e operatoreve turistike për rezervimet, në Durrës pritet të pushojnë gjatë kesaj vere 1.5 milionë persona