Month: June 2024

  • Si do të nisë muaji Korrik? Moti merr kthesën e papritur

    Si do të nisë muaji Korrik? Moti merr kthesën e papritur

    Dita e parë e Korrikut do të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror dhe stabil.

    Temperaturat mund të shënojnë ende rritje për ndonjë gradë, ndërsa fronti i ftohtë fillon të afrohet nga veriperëndimi i Kontinentit.

    Temperatura maksimale në Tiranë do të arrijë afërsisht 32 gradë Celcius.

    Destabilizim të fuqishëm të motit pritet të kemi të martën, me shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të përcillen me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

    Temperaturat do të shënojnë ulje, madje të ndjeshme, ndërsa rrebeshe parashihen edhe në bregdet.

  • Aksidenti tragjik, kamioni godet për vd*kje 11-vjeçarin shqiptar

    Aksidenti tragjik, kamioni godet për vd*kje 11-vjeçarin shqiptar

    Një 11-vjeçar shqiptar, nga Maqedonia e Veriut, humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në Bazel të Zvicrës.

    Sipas medias zvicerane në gjuhën shqipe, LeCanton27, viktima, nxënës i klasës së 4-rt, u godit nga një kamion.

    Ky rast ka shokuar komunitetin shqiptar në kantonin e Bazelit dhe mbarë Zvicrën.

    Capture
    Elior, kishte ditën e tij të fundit në klasën e 4-të. E motra e kishte parë ngjarjen dhe kishte vrapuar drejt nënës për t’i treguar se Eliori është nën kamion

    “Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton Ardian D, babai i 11-vjeçarit, duke shtuar “i thashë natën e mirë”.

    Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur Ardiani shkoi në punë si planifikues mirëmbajtjeje.

    “Ai e pati ditën e fundit të shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardian D, duke shtuar “është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas”.

    Motra e Eliorit shkon në të njëjtën shkollë me vëllain e saj. Pak para mesditës ajo po ecte më pak se 20 metra pas Elior, i cili thuhet se kishte një skuter me vete, kur ndodhi aksidenti tragjik.

  • ‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për pesë vi*tima

    ‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për pesë vi*tima

    Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën, Zvicrën dhe Italinë gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur pesë persona, thanë autoritetet më 30 qershor.

    Tre persona, në të 70-tat dhe 80-tat vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, teksa shteti është goditur nga erëra të fuqishme.

    Pasagjeri i katërt është në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale për agjencinë e lajmeve, AFP.

    Në Zvicër, dy persona vdiqën dhe një tjetër është zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia.

    Sipas mediave lokale, dy viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër.

    Moti i lig po ashtu ka lënë disa zona pa energji elektrike në Zvicër.

    Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme të mëdha.

    Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati.

    Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë./rel

  • SKANDAL tek spitali i Durrësit/ Infermierja luan lojëra në kompjuter, të sëmurët e presin në radhë (Video)

    SKANDAL tek spitali i Durrësit/ Infermierja luan lojëra në kompjuter, të sëmurët e presin në radhë (Video)

    Pas zbërthimit të skemës skandaloze të zhvatjes tek Spitali Onkologjik, ku mjekët për t’iu ofruar shërbim pacientëve me kancer i drejtonin ata nga privati, një tjetër skandal ka ndodhur për bluzat e bardha të vendit tonë.

    Kësaj here në qytetin e Durrësit. Qytetarët kanë filmuar në Spitalin e qytetit bregdetar se si një infermiere luan në kompjuter gjatë orarit të punës.

    Teksa dhjetëra pacientë prisnin që të merrnin shërbim, infermierja si duket më me prioritet kishte lojën “bubble shots” se sa t’i qëndronte mbi kokë të sëmurëve.

    Kjo video skandaloze është publikuar nga JOQ.

    https://www.instagram.com/p/C8zopJ_NRU8/?igsh=MWNxeHoyZDd6bm1kbw==

  • Del parashikimi i motit për nesër nga SHMU, ja çfarë na pret të dielën

    Del parashikimi i motit për nesër nga SHMU, ja çfarë na pret të dielën

    Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

    Orët me diell do të mbizotëojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

    Era parshikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpjetësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

  • E rëndë në vend! Babai për*dh**on 3 vajzat e tij, ato ia tregojnë ngjarjen së ëmës, por ajo TRONDIT me përgjigjen e saj

    E rëndë në vend! Babai për*dh**on 3 vajzat e tij, ato ia tregojnë ngjarjen së ëmës, por ajo TRONDIT me përgjigjen e saj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prilep të Kosovës. Bëhet e dije se një 36 vjeçar babai i 3 vajzave akuzohet për përdhunim

    Ndërkohë prokuroria Themelore Publike Prilep ka ngritur hetimet për 36 vjeçarin nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzat e tij të mitura.

    Sipas Prokurorisë, nga viti 2021 deri në vitin 2023, disa here, i dyshuari ka përdhunuar tre vajzat e tij të lindura në vitin 2008, 2010 dhe 2014 brenda në banesë

    Fakte tronditëse zbardhen nga Policia e cila ka ngritur akuza dhe ka vënë nën hetim edhe nënën e 3 vajzave, e cila dyshohet se ka qenë në dijeni dhe nuk ka treguar.

    Gjithashtu Prokuoria ka raportuar se vajzat i kanë treguar të ëmës, por ajo është shprehur se është e turpshme të bësh publike diçka të tillë, më tej më 27 qershor njëra nga vajzat e ka denocuar vetë në polici ngjarjen.

  • Habit rektorja e re Vlorës: Burri im nuk është si burrat shqiptarë, ai ka standard zvicerian

    Habit rektorja e re Vlorës: Burri im nuk është si burrat shqiptarë, ai ka standard zvicerian

    Aurela Saliaj, rektorja e zgjedhur e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ka festuar fitoren e saj me kolegët dhe studentët. Ka qenë stafi dhe studentët e Fakultetit të Shëndetit, aty ku për 12 vite ajo ka mbajtur postin e dekanes, ata të cilët i kishin organizuar një festë Saliajt me fishekzjarre, pije e ushqime, ku e uruan edhe për detyrën e re.

    Gjatë fjalës së saj rektorja e zgjedhur e “Ismail Qemalit” falenderoi një për një të gjithë ata që e mbështetën në këtë garë si dhe nuk la pa përmendur as pedagogët me të cilët ka punuar përgjatë ktyre viteve.

    Gjithashtu, një falenderim të veçantë e pati edhe për bashkëshortin e saj, Xhemalin, për të cilin rektorja mbajti një fjalim të papërshtatshëm me postin që ajo ka. Ajo u shpreh se bashkëshorti ka qenë mbështetësi i saj kryesor dhe kur ajo nuk ka qenë prezente në shtëpi, pasi i është dashur të merret me punët e Fakultetit, ai e ka përkrahur.

    Sipas saj ky është një “standard zvicerian” dhe aspak shqiptar të cilëve Saliaj thekson se i duket “hata” që një burrë të ndihmojë dhe t’ i lehtësojë sado pak peshën e ngarkesës bashkëshorteve të tyre.

    “Është ajo shprehja që pas çdo burri të suksseshëm qëndron një grua e fuqishme. Por, ama dhe pas çdo gruaje të suksesshme qëndron një burrë progresiv që ka vizion dhe beson në të ardhmen. Unë kam pasur fatin dy burra progresiv pas shpatullave të mia, bashkëshortin tim padiskutim që dua ta falenderoj publikisht, megjithëse më tha sot s’do vij se ti je me njerëzit e tu atje dhe nuk dua të ndërhyj.

    Por, ka qenë ai që çdo punë që unë kam pasur, sa herë unë i kam thënë kam një punë për të bërë për fakultetin ai më ka thënë lëmë mua se unë rregullohem vetë. Ky është një standard zvicerian që një të huaji nuk do i duket një hata, por ne që jetojmë në Shqipëri e dimë që nuk është standard normal për familjet shqiptare. Prandaj unë i jam falenderuese burrit tim”, tha ajo.

  • Tragjedi e madhe në Greqi/ Rrufeja g*det 13-vjeçaren në plazh, e mitura vd*s në vend

    Tragjedi e madhe në Greqi/ Rrufeja g*det 13-vjeçaren në plazh, e mitura vd*s në vend

    Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai.

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një plazh të Greqisë, në zonën e Halkidikisë, ku një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi u godit nga rrufeja.

    Mediat greke shkruajnë se prindërit dhe vajza kanë qenë duke bërë plazh dhe papritur ka nisur një stuhi. Ata kanë dalë nga uji, por nuk kanë arritur që të shkojnë te makina.

    Babai tregon se pasi ra rrufeja, e bija dhe gruaja u rrëzuan në rërë. “Vajza ime nuk u ngrit më”, tregon ai.

  • Zbulohet udhëzimi i ri për kufizimin e lëvizjes së makinave gjatë fundjavës, të shtunën do..

    Zbulohet udhëzimi i ri për kufizimin e lëvizjes së makinave gjatë fundjavës, të shtunën do..

    Udhezimi i ri i perbashket per kufizimin e levizjes gjate fundjaves me Nr.106, date 14.06.2024, i cili eshte botuar ne fletoren zyrtare dhe ka hyre ne fuqi.

    Ndryshimi kryesor ne udhezimin e ri, eshte se fasha e kohes per diten e shtune, ku lejohej levizja e mjeteve te transportit te mallrave 12.00-16.00, eshte hequr dhe kufizimet fillojne si me poshte:

    -E premte, duke filluar nga sot ora 15.00-24.00;

    -E shtune, duke filluar nga neser ora 07.00-24.00;

    -E diele, duke filluar nga pasneser ora 07.00-24.00.

    Udhezimi i vjeter Nr.7967, date 30.05.2018 eshte shfuqizuar.

  • Keni bërë plane për nesër? Ndodh e papritura me motin

    Keni bërë plane për nesër? Ndodh e papritura me motin

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndruehsme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vransirave.

    Përgjatë relieveve malore në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

    Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

    Temperaturat parashikohen:

    në zonat malore 18 deri 33°C

    në zonat e ulëta 20 deri 36°C

    në zonat bregdetare 21 deri 34°C