Përgjaket vendi! Bie nga pallati, vdes punëtori

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shëngjin dhe pallati ishte në ndërtim e sipër.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore lidhur me rastin.