Mrekulli! Pas 24 vitesh martesë, çifti shqiptar bekohet me binjakë

Një lajm i bukur është bërë me dije në media ditën e sotme. Mrekullia ka ndodhur për një çift nga Prizreni të cilët janë bërë për herë të parë prindër pas 24 viteve martesë.

Shpresa dhe Luli u bekuan sot me dy djem binjakë për herë të parë pas 24 viteve pritjeje. Në asnjë moment ata nuk e vunë në dyshim dashurinë e tyre dhe nuk ndalën së tentuari të kishin fëmijë.

Pritja iu shpërblye me dy engjëj.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e ngushtë të çiftit në fjalë.

Postimi i plotë:

Nese nuk keni besu ne mrekulli, filloni e besoni.

Sot ajo ndodhi ne familjen tone.

Me deshiren e Zotit, dhe perkujdesin e mjekeve, si doktor Sebajdin Gjini me nje ekip profesionistesh te perkushtuar ne profesionin e tyre;

– Doktor Agron Hoxha, Gjinekolog-obsteter

– Doktor Mentor Rexhbeqaj, Anesteziolog

Instrumentare Laura

Anesteziste Nilay

Neonatologet;

Doktor Avdirrahim Ajazaj

Doktor Lendita Sokoli…

ne Spitali Regjional Prizren, realizuan lindjen cezariane dhe sollen ne jete, sigurt e shendetshem, binjaket qe motra ime Shpresa dhe dhenderri Luli, po i prisnin qe 24 vite.

Kjo ishte dita me e lumtur e jetes se tyre, pas asaj te kurorezimit te dashurise, menjehere pas çlirimit te vendit.

Megjithese kaluan neper shume sfida e trajtime shendetesore, asnjehere nuk u dorezuan, besuan ne Zot dhe ne shendetesi, e ne fund ia dolen duke u gezuar me dy djem te shendetshem e te bukur si yje.

Gezuam me ta, familja jone e ngushte dhe e gjere, miq e dashamire dhe i gjithe personeli i mrekullueshem qe duke ngarendur e vrapuar neper repart per tu ofruar sherbime pacienteve, ndaleshin e na uronin.

Dita e sotme u shnderrua ne feste per te gjithe repartin, kudo urohej per binjaket, luteshin per shendet e jete e shume fat.. buzeqeshje e hare gjithandej..oh cfare ndjenje!

Doktor Sebajdini sot ishte HEROI modern ne syte e gjithe familjareve qe prisnim ne ethe.

U harruan te gjitha rrethanat, sado te pafavorshme, te gjitha specifikat dhe jeta e re ngadhnjeu.

Deshira e Zotit dhe perkujdesi i mjekeve bene te mundur kete mrekulli.

Faleminderit Zot, faleminderit pa fund te gjitheve 🙏