Tërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, lëkundjet ndihen për disa sekonda

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Serbi, duke shkaktuar panik te banorët,

një pjesë e të cilëve kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 4.4 Rihter u shënua rreth orës 08:42, teksa lëkundje ishin shumë të forta madje janë ndjerë dhe në Rumani.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar si pasojë e tërmetit, teksa autoritetet lokale kanë dalë në rrugë për verifikime.