“Vinte vërdallë gjithë Durrësit me fuoristradë me k**vat!” Mesazhet shokuese të Bardha Palit para vetëvrasjes: Ia bëja qejfin burrit, por jo si dashnorja!

Mesazhet e “lamtumirës” të publikuara në Facebook nga Bardha Pali, para se t’i jepte fund jetës ditën e djeshme (2 shkurt) në Greqi për shkak të tradhtisë së bashkëshortit kanë tronditur opinionin publik.

47-vjeçarja ka detajuar në postimin në rrjetet sociale, që tashmë është fshirë, se si bashkëshorti i saj, Ilir Pali e tradhtoi dhe se e dashura e tij pas ndarjes i dërgoi të gjitha fotot e videot me përmbajtje seksuale që kishin bërë bashkë.

Ajo tregon se i shoqi shantazhohej nga e dashura me pamjet erotike, duke i kërkuar para në mënyrë që të mos ia publikonte. Megjithatë, rrëfen e ndjera, pas ndarjes “ajo b*shtra mi dërgoi të gjitha fotot banale dhe videot që kishin bërë bashkë kur bënin s*ks”.

“Burri shiti fugonin leket ja mori dashnorja se nuk i ndaheshe, thoshte do ti hedh fotot e videot që kemi ber bashke ke jeta është qef. Ky nga turpi pagoi lekun.

Në nëntor 2020 erdhëm në Greqi, bisedat akoma me tjetrën vazhdonin. Pastaj u ndan, kur u ndanë ajo b*shtra mi dërgoi të gjitha fotot banale dhe videot që kishin bërë bashkë kur bënin s*ks. Ja ka dërguar edhe Afrimit, edhe Zanës, Drites, i kanë parë të gjithë k*qet e vëllait çfarë ka bërë me dashnoren.

Më hidhte kunja Lona, bëja qefin burrit se do të iki. Unë ja bëja, po jo siç ja bënte dashnorja. Se unë punoja shikoja punën, me shumë kam qenë krahu i djathtë i Ilir Palit në errësirë dhe dritë, që kemi kaluar bashkë.

Sa ishte mirë, ishim kokë e makinë na kishin zili të gjithë. Zuri dashnore u shkatërruam krejt, ikën makinat e lekët, të gjitha. Lona e Afrimit e dinte çdo veprim të burrit tim se bisedonin shumë bashkë. Burri im çdo 3 muaj vite në Greqi për letrat siç thonte vetë, të vërteten nuk e di. Ke shtëpia e Afrimit në Greqi ky fliste në telefon, bënte foto, video ja çonte asaj bushtrës. Dukeshin divanet e Afrimit, salloni ke videot”, shkruan ajo.

Historia e rrëfyer nga Bardha Pali, pak para se t’i jepte fund jetës: