“Hajde se kam pirë helm”- Vetëv*asja e 18-vjeçares dhe mesazhi për bashkëshortin

Arben Drajçi, një 24-vjeçar nga Lushnja u procedua penalisht nga policia, pasi bashkëshortja e tij 18-vjeçare i dha fund jetës duke u pirë fotoksinë. Shkak për vetvrasjen e vajzës 18-vjeçe dyshohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme që ajo ka patur në çift.

Por në një prononcim për mediate ëma e të riut, deklaron se pretendimet për konflikt në çift nuk janë të vërteta. Ajo pohon e i biri dhe vajza kanë 25 ditë që janë fejuar dhe kanë 2 vitë që njihen me njëri tjetrin.

Sipas saj vajza mund të jetë bullizuar në shkollë, pasi në familje ata e trajtonin shumë mirë.

“Çuni dhe ne e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës, dilni dhe pyesni në çdo vend. Nusen ne e kemi peshuar me të gjitha gjërat, nusja 25 ditë ka që është fejuar, por ka qenë këtu dhe më parë, dilte dhe bridhte ku i donte qejfi. E di i gjithë fshati. Ne mendojmë se i ka ardhur nga shkolla, se ka dëgjuar llafe shoqe me shoqen. Janë marrë me dashuri, përmes rrjeteve sociale janë njohur. Kishin bashkë dy vite, nuk ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë që të thoshte se kishte torturë.

Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm“, shton më tej.

Duke u ndalur te ngjarja, e ëma deklaroi se ditën e ngjarjes, vajza sa kishte ardhur nga banesa e prindërve, ndërkohë që djali doli për kafe me një kushëri.

Në një moment 18-vjeçarja i dërgoi një mesazh ku i pohonte se kishte pirë helm. Edhe pse djali erdhi me urgjencë dhe e çuan në spital, 18-vjeçarja nuk mundi dot të mbijetonte.

“Ka qenë në shkollë. Mund të ketë pasur ndonjë xhelozi nga shoqet. Se ja kanë bërë kot, a qysh, a tek, këto gjëra i dinë vetëm ata. Presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Ditën që ka ndodhur kjo goca ka dalë nga shkolla duke qarë. Çuni vajti e mori te shtëpia, sa e solli këtu u largua për të pirë një kafe me kushëririn e vet. I shkruan që hajde se piva fostoksinë. Ta kishte pasur këtë presion nga ne, s’do i thonte çunit hajde më merr”, deklaroi babai i 24-vjeçarit.