3 dëmtimet e rënda që pësojnë fëmijët kur rrinë në telefon dhe televizor nga Dr. Ilir Hasmuça

Mjeku ortoped tek spitali i Traumës Ilir Hasmuça ka treguar demet e medha qe shkakton mbajtja e celularit dhe shikimi me ore te gjate ne televizor.

Advertisements

Ai ka thene se qendrimi demton sytë, qafën e shtyllën kurrizore.

Advertisements

Ai ka thene se:“Përdorimi i tabletiti, celularit, televizorit për orë të gjata patjetër që shkakton probleme te fëmijët mund të ketë problem të kolonës, qoftë të qafës, dhe defektet që në shohim shpesh sidomos në fazën e pubertetit janë ato që ne i themi kifoza dhe skolioza pra deformimi i kolonës, pra harkimi majtas apo djathtas”- u shpreh, Ilir Hasmuça, mjek ortoped tek spitali i Traumës.

Rastet nuk janë të pakta. Ato kanë ardhur duke u shtuar.

“Statistika të mirëfillta nuk ka por nga statistikat personale unë çdo muaj shoh 4 apo 5 sidomos moshën e fillimit të pubertetit”- tha Hasmuça.

Shpesh janë prindërit ata që e vërejnë deformimin në trupin e fëmijës, ose ankesa e tyre për dhimbje në shpinë që i çon tek doktori.

“Po mund ti rikuperojmë sh mirë dhe pa problem, por nëse nuk i kapim në kohë mund të kemi deformime të parikthyeshme me të cilat nuk mund ti kalojmë me trajtime conservative, korse, fizioterapi dhe not por mund të shkojnë deri tek operacioni.