“S’kemi nevojë për strese e mend”- Eliona Pitarka tregon pse zgjodhi të publikojë foto e vajzës dhe besëtytnitë: S’kam pse … Mesazhi për nënat e reja

Shumë personazhe të njohur të showbizz-it shqiptarë kanë zgjedhur të mos ndajnë me publikun foto të fëmijëve të tyre të porsalindur apo të rritur.

Në ndryshim nga të famshmit e tjerë, aktorja Eliona Pitarka ka publikuar foto të vajzës së saj Galas që ditën e parë kur erdhi në jetë.

Aktorja e humorit është shprehur se ka zgjedhur të mos besojë në besëtytni, pasi do ishte një stres i shtuar tani që është nënë e re dhe i duhet më shumë të fokusohet në rritjen e sigurt të së bijës.

“Vij nga një familje që beson shumë në besëtytni, por unë vetë kam zgjedhur të mos besoj në to, mos bazohem fare në to. Sidomos tani në prindërim, në rritjen e Galës më kanë dhënë një stres të paparë dhe kam zgjedhur mos t’i besojë.

Mos e filmo, mos i bëj foto kur është në gjumë, mos i pri thonjtë natën, mos e nxirr para pasqyrës, nuk duhet të dalësh 40 ditë. Për mendimin tim nuk mund të lejoj që gjërat që nuk janë të vërtetueshme, që nuk kanë një shpjegim, të më stresojnë ditën, pra të gjitha këto besëtytni.Fakti që kam zgjedhur dhe preferuar ta publikojë Galën, ta tregojë imazhin e saj, nuk besoj as tek syri i keq, nuk kam pse të mos e ndaj gëzimin tim, gëzimin e ardhjes në jetë të Galës me njerëzit dhe ta mbaj vajzën time të fshehur. Të gjitha këto janë mendimet e mia, por doja ta ndaja me ju këtë fakt, sepse ndonjëherë krijojmë strese, pak delikate jemi pas lindjes dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, psikologjike dhe pak besëtytnitë që na rëndojnë. Unë mendoj që nuk duhet të bazohemi fare por fare tek to dhe të shijojmë bebushat”, tha Eliona Pitarka në një video të publikuar në Instagram.

Pasi shprehur shqetësimin e saj, ajo publikoi tjera video ku tregon se shumë nëna të reja, me anë të mesazhe në Instagram, i kanë dhënë të drejtë, si edhe i kanë treguar se “kanë kaluar strese të papara pas lindjes për shkak të këtyre besëtytnive”.

Eliona Pitarka u bëri thirrje nënave të rëja që “fëmijën duhet ta rrisin vetë dhe t’i shijojnë bebushat në maksimum”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP