Plas sherri “Elbasan Arena”/ Tifozët e Bazel nxirren me dhunë nga stadiumi (FOTO)

Ndeshja mes Partizanit dhe Bazelit në Elbasan Arena është shoqëruar me dhunë në shkallët e stadiumit.

Në ndeshjen e vlefshme për Conference League, tifozët e huaj janë nxjerrë jashtë stadiumit nga policia e shtetit, pasi nisën të thurnin kore.

Pavarësisht reagimit të policisë disa prej tyre nuk kanë pranuar të largohen, duke lënë ambientet e stadiumit mes tensionit.

Partizani është eliminuar nga Bazeli, pasi humbi ndeshjen e parë 3-0 ndërsa të dytën 2-0.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP