Ndodh në Tokio 2020, prêzêrvativi i siguron medaljen sportistes në Lojërat Olimpike (Video)

Zgjuarsia mund t’ju shpëtojë në shumë raste dhe atletja astraliane Jessica Fox e di mirë këtë.

27-vjeçares iu desh të dilte në planin b për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.

Në këtë garë ajo mori medaljen e bronxtë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kayakun e saj.

Në videon e publikuar shihet një nga anëtarët e saj të ekipit të vendos një copë karboni, duke e mbështjellur më pas me kondomin që Fshati Olimpik ju ka shpërndarë të gjithë atletëve që morën pjesë në Olimpiadë.

‘Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” shkruan Fox në postimin e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP