Me pushime sëbashku, Aleksia Peleshi dhe Romeo Veshaj “arråtisen” drejt Barcelonës (Foto)

Vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj kanë udhëtuar drejt Barcelonës. Mirëpo në këtë udhëtim ata nuk janë krejtësisht të vetëm, të paktën kështu mendojnë ndjekësit bazuar nga postimet në rrjete sociale.

Aleksia Peleshi, e dashura e Romeos, po ashtu ka treguar se ndodhet në Barcelonë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vendndodhjen duke nënkuptuar se ndodhet pranë Romeos këto ditë.

Kujtojmë se para disa javësh, të ftuar në emisionin “Soiree”, binjakët thanë se janë beqar, por siç duket kjo deklaratë nuk ka qenë plotësisht e vërtetë për Romeon. Aleksia dhe Romeo nuk janë shfaqur ende publikisht si çift në rrjete sociale, por postimet nga vendet e njëjta zbuluan gjithçka për marrëdhënien e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP