𝗞𝘂𝘀𝗵 𝘁𝗵𝗮 𝗾ë ç𝗺𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗽𝘂𝗿𝗮 𝗶 𝗸𝗮 𝘃𝗲𝘁ë𝗺 𝗷𝘂𝗴𝘂?! 🫢😱
Një pjatë fasule në zonën e Malit të Robit në Durrës kushton 800 lekë, ose 8 mijë lekë të vjetra. Ky është çmimi me të cilin do të përballen të gjithë turistët dhe pushuesit që do të zgjedhin plazhin e Golemit këtë verë.
Mesa duket, jugu i Shqipërisë nuk do të jetë më në “fron” për çmimet e kripura, sepse me zhvillimin e turizmit zonat përgjatë vijës bregdetare kanë rritur edhe ofertën.
Por, a i përgjigjen këto çmime shërbimit dhe cilësisë?! Jepni mendimin tuaj në koment…