Pse pluhuri fryn nga Saharaja në Europë?? Ekspertët zbulojnë si krijohet dhe nëse përbën RREZIK

Nuk është më një ngjarje e rallë që stuhitë e pluhurit të mbërrijnë nga Saharaja në Europë dhe kjo gjë ndodh prej kohësh.

Këtë pranverë pluhuri i Saharasë mbërriti në Athinë, mbi njëmijë kilometra larg. Kjo shkaktoi një ngjarje natyrore mbresëlënëse, sepse u duk sikur Akropolis ndodhej përkohësisht në mars. Çdo gjë u mbulua me ngjyrë të kuqërremtë portokalli.

Si krijohet në Sahara një stuhi pluhuri?

Stuhitë e pluhuri krijohen kur Saharaja ka erëra të forta në kushte të thata. Shketëtira e Saharasë shtrihet në një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Rëra e shkretërirës përbëhet nga grimca të madhësive të ndryshme, shpjegon për Deutsche Wellen, Carlos Perez Garcia-Pando, ekspert për rërën dhe pluhurin në qendrën Supercomputing të Barcelonës.

Disa grimca janë të mëdha dhe të rënda, këto merren me vete nga era. Por nuk janë këto ato që mbërrijnë në Europë duke kaluar nëpër Detin Mesdhe.

Kur këto grimca të mëdha rëre bien në tokë, ato godasin grumbujt e rërës e cila shpërbëhet në pjesëza shumë të vogla pluhuri, shpjegon Garcia-Pando. Dhe pikërisht këto pjesëza të vogla përhapen në distanca të gjata, sepse janë shumë të vogla dhe të lehta.

Këto stuhi pluhuri krijohen kur kushtet e motit janë shumë të thata. Përndryshe grimcat e rërës njomen dhe rëndohen, kështu që nuk mund të fluturojnë në distanca të gjata. Stuhitë e rërës shfaqen më shumë në zonat që kanë pak bimësi, sepse bimësia do ta pengonte erën dhe pluhuri do qëndronte tek bimët.

Pse sjellin këto era pluhur në Europë?

Stuhitë e pluhurit shfaqen rregullisht në Shkretëtirën e Saharasë. Po që të bëjnë mijëra kilometra në drejtim të veriut duhet që kushtet e motit të jenë të tilla që të krijojnë erëra të forta. Vetëm atëherë stuhia përshkon distanca të gjata.

Në shumicën e rasteve pluhuri i Saharasë transportohet nga një zonë e presionit të ulët në Detin Mesdhe dhe prej andej në Europë. Këto sisteme janë shumë të forta dhe krijojnë erëra të forta që lëvizin në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, thotë Garcia-Pando. Tipike është që ato shfaqen në pranverë. Ndodh rrallë, por edhe kushte moti me presion të lartë mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.

Pjesëzat e pluhurit që përfundojnë në Europë, mund të qëndrojnë në ajër gjatë, sepse janë më të vogla se kokrrat e rërës, të cilat bien shpejt në tokë, shpjegon Stuart Evans, ekspert për çështjet e pluhurit në Universitetin e Bufalos në Nju Jork, në një E-mail për Deutsche Wellen. “Ajo që vjen në Europë është stuhi pluhuri, jo stuhi rëre,” shpjegon Evans.