Ishte futur për t’u larë, mbỳtet në lumin Osum 7-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Moravë të Beratit.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia mësohet se një i mitur është mb ytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në lumin Osum.

Trupi i pajetë i vik timës, shtetasit N.P., 7-vjeç është nxjerrë nga policia dhe banorët e fshatit.

“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mby tur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë. Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP