Temperatura të larta dhe erë e fortë në bregdet, surprizat e motit për sot

Këtë të hënë, vendi ynë pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Megjithatë, nuk parashikohet të ketë reshje shiu.

Sipas IGJEUM, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 35 °C

në vendet malore: 17 / 30 °C.