Një tërmet prej katër gradësh në shkallën Rihter goditi Rumaninë këtë të mërkurë në rajonin e Vrançës, njoftoi Instituti Kombëtar Rumun i Kërkimit dhe Zhvillimit për Fizikën e Tokës (INCDFP).
Një tërmet me intensitet mesatar ka ndodhur në orën 11:53, 64 kilometra në lindje të Brasovit me epiqendër në një thellësi prej 110 kilometrash.
Sipas mediave vendase, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima të mundshme nga tërmeti.