Tragjike në vend! Furgoni me pasagjerë del nga rruga, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç.

Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë, pasagjerët që ndodheshin në furgon ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.