Tronditëse në Athinë! Shkoi për ta denoncuar, burri ther ish-partneren para komisariatit

Mbrëmja e djeshme ka sjellë një ngjarje tronditëse në qytetin e Athinës ku një 28-vjeçar është masakruar për vdekje me thikë nga një 39 vjeçar, ish-partneri i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para komisariatit të policisë, ku sipas mediave greke, e reja kishte shkuar për ta denoncuar.

Pak para ngjarjes ajo kishte parë para shtëpisë së saj ish-partnerin, e alarmuar kishte nxituar për të bërë denoncim në komisariat me 39-vjeçarin që e kishte ndjekur nga pas.

Pikërisht para strukturës së policisë ai i është shfaqur papritur dhe ka filluar ta masakrojë me thikë, 28-vjeçarja në përpjekje për të shpëtuar është afruar e gjakosur deri tek dera e komisariatit, aty ka humbur jetën.

Ndërkohë autori pasi e ka goditur, ka goditur edhe veten. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.