Tragjike/ Vd*sin në një aksident me makinë dy kushërinjtë shqiptarë

Dy të rinj kanë gjetur vdekjen tragjike pas një aksidenti me makinë në Mississauga, Kanada të enjten mbrëma.

Kushërinj mes tyre, të rinjtë nga Shkodra Klis Dreshaj 24 vjeç dhe Simon Dreshaj 19 vjeç janë viktimat e aksidentit tragjik.

Policia tha se përplasja ndodhi pak para orës 22:00 në kryqëzimin e rrugës Dixie dhe Eglinton Avenue.

Drejtuesi i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident u konstatua i vdekur në vendngjarje. Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes./Joqalbania