Në pak orë, regjistrohen dy lëkundje tërmeti në vendin fqinj me Shqipërinë

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Kretë. I pari, ishte ai i orës 05:07, me magnitudë 4 të shkallës Rihter,

i karakterizuar si “i dobët”, që ka ndodhur në zonën detare 50 kilometra në veri të Heraklionit të Kretës, ose 293 kilometra në jug-juglindje.

Tërmeti tjetër me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 07:24 në zonën detare 51 kilometra në veri të Heraklion, Kretë.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Thellësia fokale vlerësohet në 14 kilometra. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale.