Keni bërë plane për fundjavën? Ja çfarë pritet të ndodhë me motin, duke filluar nga sot..

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera të larta të presionit si rezultat I masave ajrore të ngrohta e të thata me origjinë nga Afrike e Veriut, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti do të jetë I qëndrueshëm dhe I kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash të mesme e të larta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës arrin shpejtësi deri 8m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë në detet Adriatik dhe Jon