E frikshme/ Tërmeti 6.3 ballë i shkallës Rihter godet këtë vend(Video)

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot distriktin Hualien të Tajvanit lindor, njoftoi departamenti meteorologjik i ishullit.

Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei dhe ndodhi në një thellësi prej 5.5 km, tha Administrata Meteorologjike.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.