Stuhia ‘pushton’ vendin, Tirana zbardhet nga breshëri

Breshëri zbardhi rrugët e kryeqytetit gjatë natës (06. 03. 2024). Reshje shiu, breshër dhe era e forta përfshinë Tiranën. Siç shihet edhe nga fotot breshëri zbardhi kryeqytetin si të ishte borë.

Ndërkohë që në fillim të muajit mars vendi ndodhet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.

Ndërsa në zonat malore lindore vendi është përfshirë edhe nga reshje dëbore.