E rëndë/ Rrëzohet avioni, raportohet për disa viktima

Një avion brazilian u rrëzua pak metra larg pistës, në aeroportin Pampulha në Belo Horizonte.

Kjo është bërë e ditur nga zjarrfikësit e aeroportit të cilët kanë konfirmuar se nga mbetjet e avionit kanë nxjerrë trupat e pajetë të pilotit dhe të bashkëpilotit,

të dy oficerë policie.

Pasagjeri i tretë, mekanik, ka shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.