“Nuk më shihte mua, por burrin e njerëzit e tij”, trondit nëna, i kërkon vajzës të largohet nga shtëpia

Makbulja është një nënë që ka sjellë vajzën e saj, Elonën në “Shihemi në Gjyq”. Me shumë mundim, ajo nis të shpjegojë për publikun e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan arsyen që e ka bërë të arrijë në këtë pikë.

Advertisements

Makbulja thotë se Elona është dëmtuar nga ish-bashkëjetuesi i saj sepse i ka dhënë atij shuma të konsiderueshme parash, por kjo ka sjellë edhe humbjen e parave të familjes. Ajo i kërkon së bijës që të largohet nga shtëpia sepse pas vdekjes së bashkëshortit, nuk ka mundësi ekonomike.

Advertisements

Makbule: Unë kam vendosur për Elonën që nuk mund ta mbaj më në shtëpi për arsye se unë jam me një pension të vogël, nga ekonomia kam rënë shumë sepse jam shumë e dëmtuar nga burri që më vdiq por sepse kjo fëmija im kur i kishte pronat e gjërat i ka çuar të gjitha te njerëzit e burrit, ka bërë kunatin e parë me makinë, Artan Lamkën, Tina Lamka, kunatën e vet me makinë, hanin e pinin gjithë farefisi i tij, vjehrri e vjehrra në krahët e Elonës, Elona nuk më ka parë mua si nënë, çdo gjë që kishte e zbrazte te ata.

Të flas me një sinqeritet të pastër, këta si burrë e grua vinin e vetëm merrnin në familjen tonë kurse sot Elona vjen e dorëzohet te një pleqëri, në këtë moshë që unë sot nuk jam në gjendje të përballoj jetën time por këtë gjë moj shoqja Eni, mirë që dëmtoi veten e vet, por e dëmton te ky njeri, te një mashtrues Durrësi por ka dëmtuar edhe burrin tim, ka futur pronat komplet burri im, lekët që kemi kursyer gjithë jetën, më ka lënë rreshta duke punuar që e di një lagje e Elbasanit në qendër të Elbasanit.

Punonte nga mëngjesi deri në darkë duke punuar punë trageti, duke çuar njerëz në të gjithë vendet ku janë për të çuar, e ka lek gjaku. E futi edhe babain e vet Elona në këtë pronë. Thoshte “do bëhet, do rregullohet, është një pjesë shumë e bukur” dhe sot familja ime ka përfunduar në një gjendje të keqe, unë sot prandaj kërkoj te Elona vetë Elona të largohet se nuk kam çfarë të bëj, jam në gjendje për vete…