Marjana Kondi na habiti fare: Kur ishim të rinj burri më bëri… thashë qyqja ky nuk më do më!

Do e kuptosh kur të rritesh!”Kjo ka qenë pergjigja që shumë nga femijët gjatë komunizmit merrnin nga prindërit e tyre. Mbi këtë pyetje ngrihet dhe “Stand Up Comedy” që interpretohet nga Mariana Kondi dhe Herion Mustafaraj me skenar të Erand Sojlit dhe regji të Elkjana Gjipalit.

Kemi qenë të lumtur”, Marjana Kondi kthehet pas në kohë dhe tregon momentin që e bëri të shpërthente në lot – Gossip

Ata tregojnë me humor dhe baza tr agji-komike se si ka qenë fëmijëria e brezit të tyre, me çelës në qafë, tek lagja kur hanin bukë me ujë dhe me sheqer, ku tjetër gjë thuhej në ekran dhe lajme dhe tjetër ishte realiteti.

“Në këtë bluzë shkruhet Sega la legna që unë nuk e kisha idenë se çfarë do të thotë, që do të thotë shar rojmë një drasë në italisht. Ne vajzat e rrugës së Durrësit nga Pallati i Kulturës deri në Korpusin Qëndror bënim atë xhiron e famshme, pastaj kur vinte koha e plazhit ishte akoma më bukur, nga Iliria deri tek Hekurudha bënim xhiro në darkë. Unë me një bluzë të tillë që e kisha marrë borxh që shkruheshe Sega la legna bëja xhiro dhe mezi prisja të shihja tim shoq, ta kisha përballë dhe t’i qeshnim njëri-tjetrit.

Vetëm me atë të qeshur ne rrinim një muaj, kishim një kënaqësi të madhe, mjafton që më qeshi. Gjatë xhiros së bukur e kisha përballë dhe ai më thotë hajde sh arrë hajde. Unë thashë uaa çfarë është kjo sha rrë, e shoqja më thotë jo moj pale për çfarë e ka patur.

Ecëm sa ecëm dhe u kthyem dhe ishim prap përballë dhe më thotë prap wow çfarë sh arre, hajde sha rrë hajde dhe unë e zeza, po ky kujt i thotë sha rrë! I thashë asaj shoqes me siguri ky nuk më do më. U trishtova dhe mërzita shumë. E ndoqa nga pas dhe përballë prap më thotë wee çfarë sha rre. E unë i them ore ti kujt i thua shar rë, e më thotë asnjë njeriu. I them po ti po më drejtohesh mua, e më thotë po ti e ke të shkruar tek bluza. E ke gabim i them, këtë bluzë e veshin vetëm femrat e bukura dhe ika”, ka rrëfyer me humor Mariana Kondi.