Gjenden pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë

Pesë persona, tre prej tyre fëmijë u gjetën të vdekur të dielën në mëngjes në Kanada. Një 29-vjeçar është vënë në pranga. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende. Policia thotë se vdekjet ndodhën në tre vende të ndryshme.

Policia nuk dha emrin e të dyshuarit dhe asnjë detaj të mëtejshëm. Beson se njerëzit e gjetur të vdekur janë të gjithë nga zona e Carman.

“Është absolutisht e tmerrshme. Nuk mund ta besoj. Është një lloj mpirjeje për të kuptuar se diçka e tillë mund të ndodhë në këtë komunitet” tha kryebashkiaku i Carman, Brent Owen.