Flamur Noka i turret sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe i hedh miell

Ky është momenti kur Flamur Noka vrapon drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe i hedh miell.

Noka: Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar.

Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën.

Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë.