Eksperti i kriminalistikës zbulon detajet e forta: Ja si mund të gjendet nëse Altin Çoku e ka shtyrë 27-vjeçaren nga kati i katërt

Detaje të reja janë zbardhur nga vetëvrasja e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

Policia bën me dije se e reja se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, për shkak se iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale. Ndërkohë burime për Euroneës Albania, bëjnë me dije se 27-vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar.

E reja ishte nënë e një fëmije ndërsa ishte e martuar me një shtetas kosovar. Megjithëse kishin pasur probleme me bashkëshortin në Kosovë, pritej të ribashkohej, por publikimi i fotos me Altin Çokun ka shkaktuar traumë tek e reja e cila është hedhur nga tarraca e pallatit mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë familjarët e të resë kanë pretenduar nëpërmjet deklaratave të dhënë në media se 27-vjeçarja nuk është vetëvrarë por e kanë shtyrë nga kati i katërt.

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi tha në një emision televiziv se është lehtësisht e vërtetueshme nëse Altin Çoku e ka shtyrë 27-vjeçaren nga kati i katërt.