E rëndë, pasagjeri 19-vjeçar v*et taksistin: Disa njerëzve nuk duhet t’u besoni

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 19-vjeçar teksa ishte pasagjer në një taksi, ka vrarë shoferin në lagjen Gaziemir të Izmirit.

Kamera e taksisë regjistroi ngjarjen e tmerrshme, duke zbuluar autorin dhe dialogun që pati me shoferin e taksisë, disa sekonda para se ta qëllonte me armë zjarri pas shpine.

“Disa njerëzve nuk duhet t’u besoni”, dëgjohet t’i thotë sulmuesi 44-vjeçarit Oguz Erge, i cili u ndal për të marrë19-vjeçarin, teksa po ecte në rrugë në të ftohtë. Në video shihet 19-vjeçari teksa kërkon para në xhepin e tij dhe tallet me taksistin, duke i thënë se i ka borxh paratë, para se ta qëllojë me armë zjarri.

44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë, siç njoftoi ministri turk i Shëndetësisë.

Autori u arratis duke i marrë paratë dhe sendet e tij, por u arrestua më vonë.