“Dashnor pas dashnori”, vjehrra e gruas që survejohej me kamera: Shtrihej në krevat dhe bënte video n**o

Akuza të forta tradhëtie ka ngritur vjehrra e gruas që u “burgos” në banesën e saj nga i shoqi, tanimë i arrestuar. Për mediat, mamaja e 34-vjeçarit të prangosur deklaroi se i biri nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj bashkëshortes edhe pse kjo e fundit e ka tradhtuar vazhdimisht.

Advertisements

“Gabime i kam parë sa të duash, ia kam mbuluar, çunit hiç…E kam parë duke bërë edhe video në krevat verës, lakuriq”, tha ajo. “Dashnorë pas dashnori”, shtoi ajo.

Advertisements

Ajo tha se mamaja e katër fëmijëve nuk i përkushtohej fëmijëve, ndërsa e akuzon se ka inskenuar gjithçka.

34-vjeçari, Asqeri Mandri, u arrestua nga uniformat blu pasi bashkëshortja e denoncoi për dhunë dhe për survejim të vazhdueshëm nga kamerat në banesën e tyre.

Policia gjeti banesën me të paktën tre kamera në çdo dhomë, teksa denoncuesja ka deklaruar mëpas se kallëzimi erdhi pas një momenti jo shumë të mirë, duke mohuar që bashkëshorti ta ketë dhunuar.