Atentati me armë zjarri në Kurbin, del foto, ja kush është ekonomisti që u vra aksidentalisht brenda zyrës në firmën e inerteve

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku ekonomisti i një firme inertesh Selman Mihana, mbeti i vrarë aksidentalisht.

Sipas informacioneve, shënjestra e atentatit ishte pronari i firmës Ardjan Gjeloshi, i cili mbeti i plagosur, ndërkohë ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.