27-vjeçarja priste të ribashkohej me burrin, por fotoja intime që i hodhën në TikTok i mori jetën

Sibora Abedini, 27-vjeç, banuese në Kamëz i dha fund jetës këtë të hënë duke u hedhur nga tarraca e katatit të katërt e banesës ku jetonte me qira.

E reja i dha fund jetës për shkak të publikimit të një foto intime të saj në rrjetin social Tik Tok.

Një foto e saj me personazhin e Tik Tok Altin Çoku, ishte vendosur në një profil në Tik Tok me emrin e këtij të fundit.

Në foto shihen 27-vjeçarja dhe Çoku në momente intime me njëri tjetrin.

Në lidhje me rastin u arrestua personazhi i Tik Tok i cili dyshohet se është personi që publikoi foton intime sipas policisë.

Vetë personazhi i Tik Tok deklaronte në një video të bërë disa ditë më parë se foton nuk e kishte publikuar ai.

Ai pretendon se në momentin që Sibora i dërgoi foton, disa miqtë të tij që ishin në tavolinë me të i morën telefonin dhe e kishin publikuar pa dijeninë e tij.

27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.