Terrorizohen banorët e një pallati në Tiranë, një person hidhet nga kati i pestë dhe ngec i varur në një pjesë metalike të katit të 2-të

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Mësohet se një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Siç raporton News24, personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP