Ngjarja e rëndë në Gramsh/ Konfirmohet një humbje jete dhe disa të plågôsur (Pamje nga vendi i ngjarjes)

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në aksin Gramsh-Kërpaç, ku një minibus doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb” se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Gazetari Henkoja sjell pamjet e para nga vendngjarja në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet vendi ku ka rënë minibusi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP