‘Qiranë e Italisë do e nxjerr prej saj!’, vëllai zhvat motrën, tro*ditet zonja Eni

Thëllënxa ka një alternativë sesi mund t’ia shlyejë vëllait, Demirit, borxhin për të cilin ai e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”. Ajo thotë se shtëpinë e saj që banka kishte nxjerrë në ankand dhe i kërkoi ndihmë vëllait për ta blerë dhe ai e bleu rreth 30 mijë euro, mund ta shesë me 85 mijë.

Rezulton se Demiri ka kërkesa të tjera. Siç u shpjegua gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Thëllënxa ka 9 vite që vazhdon të jetojë në këtë shtëpi. Ajo tha se i ka kthyer 25 milionë lekë Demirit e madje paguan edhe një qira prej 150 mijë lekësh të vjetra. Këtë shumë ai është i gatshëm t’ia kthejë mbrapsht nëse ajo i shlyen të gjithë borxhin.

Por nga 85 mijë eurot, Demiri kërkon që të shlyhen fatura e shpenzime. Sipas tij, nëse do i kishte paratë që ka shpenzuar, do të kishte blerë shtëpi në Itali ku edhe jeton e nuk do të paguante qira. Kjo kërkesë tingëllon absurde në studio.

Demir: Unë kërkoj lekët e mia që kam paguar…

Ardit Gjebrea: Sa janë ato?

Demir: Ato që janë në dokumente, kërkoje dhe të gjitha shpenzimet që kam harxhuar sot qira shtëpie. Unë po të kisha ato lekë, unë do kisha blerë shtëpi në Itali.

Eni Çobani: Qiranë e Italisë tani?

Demir: Qiranë time të Italisë do ta nxjerr nga këto lekë!

Ardit Gjebrea: Jo, jo do qiranë e kësaj shtëpie.

Thëllënxa: Jo, jo!

Eni Çobani: Do qiranë që ka paguar në Itali!

Demir: Qiranë e Italisë unë kërkoj ta nxjerr nga këto lekë!

Eni Çobani: Çfarë flet mo?!

Sërish, Demiri thekson se mund t’i lërë motrës vetëm 5 mijë euro nga shitja. “Unë shumën nga Thëllënxa, edhe 80 mijë euro t’i marr, ia marr!”, thotë ai. Jo vetëm kaq, por sipas tij shtëpia nuk shitet për 85 mijë euro sepse sipas agjencive ka pyetur, shkon në 63 mijë.

Arsyetimi dhe kërkesat e Demirit nuk mbështeten aspak nga Eni Çobani. Ajo i bën thirrje që të pranojë vetëm paratë e borxhit që i takojnë dhe pjesën shtesë që Thëllënxa i premtoi e mos të kërkojë asgjë më tepër sepse po pretendon të blejë dy apartamente me çmimin e njërit.

Eni Çobani: Tani unë po dal me atë mendimin që tha Thëllënxa, po pse e bleve këtë shtëpi ti o zotëri se ti paske dashur të blesh dy shtëpi me një shtëpi!

Demir: Unë nuk blej dy shtëpi me një shtëpi!

Eni Çobani: Po jo pra, pse e bleve këtë shtëpi? Tani, një vëlla i ndershëm kërkon 30 që e ka blerë, po ta jap edhe 10 nga shpirti që më ke lënë 9 vjet brenda dhe ikën me 40 milionë. Por në qoftë se ti vjen dhe më thua dua 90 milionë për 30 që ke dhënë, kjo është abuzim pastaj!

Demir: Po pse mi zonja Eni?

Eni Çobani: Po vëllai nuk kërkon që me një të marrë dy apartamente!

Demir: Unë nuk i marr dot dy apartamente. Unë kërkoj lekët e dëmit që më ka shkaktuar! Nuk m’i ka kthyer lekët!

Eni Çobani: Tani, të lutem! Demir të lutem se po i kthehemi historisë nga e para! Kur ke ardhur të blesh apartamentin nuk i ke thënë zonjës për sa vite i do lekët, çfarë hallesh dhe problemesh ke ti në Itali që po paguan qira në Itali.

Kjo është një kontratë borxhi më pas që do të bëje me zonjën, të vetmen deklaratë që ke në 2018 e ke për 3800 euro. Më fal, edhe 9 milionë me nipin. Tani ku doli kjo 60 mijë euro dëm që të paska bërë?/tvklan.al