Humbet kontrollin, autobusi bie në lumë, të paktën 4 vi*tima dhe 16 të pl*gosur(Video)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë ka rënë në lumin Moyka.

Në videot e publikuara shihet autobusi duke lëvizur në një udhëkryq, kur papritur bie në lumë.

Shoferi i autobusit, i cili për një arsye të panjohur ka humbur kontrollin e mjetit, është arrestuar dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.

Sipas informacioneve, 4 persona kanë humbur jetën.