Historia si në filma! Donika, lypësja e pasur nga Elbasani që dyshohet se porositi vr*sjen e burrit të saj

Pak ditë më parë, në Pejë të Kosovës, 23-vjeçari Serxhio Jonuzi përplasi me makinë 44-vjeçarin Ilir Osmani.

Edhe pse në fillim u raportua si aksident rrugor, hetimet dhe kamerat e sigurisë zbuluan se ngjarja ku humbi jetën 44-vjeçari nga Elbasani ishte e qëllimshme.

23-vjeçari Serxhio Jonuzi është nipi i bashkëjetueses së Osmanit, shtetases nga Elbasani, Donika Jonuzi. Por mes çiftit, të pamartuar në dokumente, kishin lindur konflikte pasi Donika Jonuzi shkonte në Pejë për të lypur dhe aty fitonte shumë para.

Osmani nuk ishte dakord me këtë ‘punë’ të saj pasi dyshonte se ajo shfrytëzonte për lypje edhe djalin e tyre të birësuar, Denisin. Pak ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë Osmani kishte shkuar në Pejë bashkë me nënën e tij për të folur me Donikën dhe për ta larguar atë nga lypja në rrugë. Por nëna e tij ishte larguar nga Kosova dy ditë para aksidentit, pa e ditur se djali i saj do kthehej i vdekur në shtëpi.

Familjarët e Ilirit thonë se Donika është “peshku i madh dhe organizatorja” e vrasjes së tij. Sipas tyre, Donika ka porositur nipin e saj për të përplasur me makinë Ilir Osmanin për të mbajtur e vetme Denisin 4-vjeçar me qëllim që ta shfrytëzonte për lypje në Pejë.

Donika e konsideronte si biznes lypjen në Pejë pasi përfitonte shuma të konsiderueshme. Ajo kishte arritur të blinte makinë dhe veshje të reja, krejt ndryshe nga ato që shfaqet duke lypur në rrugë.

Hetimet e mëtejshme të Prokurorisë së Pejës do hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje tragjike.