Babai në Durrës mban peng dy fëmijët e mitur dhe q*llon me kall***nikov, t*rror në lagje

Një 40-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Durrës pasi ka mbajtur peng dy fëmijët e tij të mitur dhe ka qëlluar me kallashnikov drejt forcave RENEA.

Aleks Marku, me origjinë nga Lezha kishte një apartament me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe aty ka mbajtur peng dy fëmijët e mitur 6 dhe 11 vjeç.

Kanë qenë banorët e zonës që janë alarmuar pasi dëgjonin të shtënat me armë. Ata kanë njoftuar policinë rreth orës 02:20 të 15 majit, se dëgjoheshin të shtëna me armë në ambientet e një pallati, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.

Kur policia ka mbërritur në vendngjarje i ka kërkuar 40-vjeçarit për t’u vetëdorëzuar, por ai ka vijuar të qëllojë në ajër. Pas disa orësh negociata dhe të qarave të fëmijëve që s’pushonin, Aleks Marku ka vendosur të vetëdorëzohet dhe nuk ka qëlluar më.

Ka dyshime se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës, pasi në banesë janë gjetur shenja që tregojnë se ai kishte konsumuar lëndë narkotike. Ai ka patur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten dhe kjo e fundit pasi është pajisur me urdhër mbrojtje, dje ka ikur në Itali.