Tragjike/ Dy helikopterë të marinës përplasen në ajër gjatë stërvitjes, raportohet për 10 vi*tima

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë.

Incidenti ndodhi në orën lokale 09:30 në qytetin malajzian Lumut, ku ndodhet edhe një bazë marine.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe trupat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajziane, duke shtuar se do të ngrihet një komision për të hetuar shkakun e incidentit.

Në mars, një helikopter i rojes bregdetare të Malajzisë u rrëzua në det pranë ishullit Angsa të Malajzisë gjatë një fluturimi stërvitor.
Piloti, bashkë-piloti dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.