“Temperatura deri në 32 gradë”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim: Duke filluar nga e mërkura..

Kjo javë pritet të sjellë temperatura shumë të larta në vendin tonë.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha se priten maksimume ditën e sotme dhe ditën e martë, ku vlerat pritet të shkojnë në 28 gradë celsius.

Jo vetëm në orët e mesditës por edhe në orët e para të mëngjesit temperaturat do të jenë të larta.

“Duke filluar nga e mërkura deri në fundjavë do kemi rritje graduale të temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë, që janë 7 gradë më të larta se vlerat normale të muajit. Janë temperatura tipike të verës se sa të pranverës”, tha Osmani.