Nuk gjen qetësi vendi me mijëra shqiptarë, goditet nga një tjetër tërmet

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme në Turqi.

Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më parë, në 7:45.

Qendra sizmiologjike turke “AFAD” raporton se epiqendra ndodhet në rrethin Goksun të Kahramanmaras.

Thellësia e tërmetit ishte 11.35 kilometra. Deri më tani nuk ka asnjë raport për të lënduar apo dëme materiale.